Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasit:
– Sh. H., 50 vjeç, banues në Balëz, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke bërë punime në një objekt, pa lejen përkatëse;
– K. K., banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në banesën e shtetasit H. Z., banues në Elbasan.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 55 vjeç, banues në fshatin Selitë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.