Elbasan – Policia Rrugore ka intensifikuar masat me qëllim përballimin e fluksit gjatë sezonit turisktik veror dhe parandalimin e aksidenteve rrugore

Në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj duke bashkëpunuar me Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Një ndihmesë e madhe për Policinë Rrugore vijon të jetë bashkëpunimi me qytetarët. Përgjatë javës, në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital janë bërë 76 raportime për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara përgjatë javës që lamë pas, janë proceduar dhe arrestuar 18 drejtues mjetesh, nga të cilët: 3 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë pezulluar 25 Leje Drejtimi, nga të cilat 13 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, 9 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që nuk përdorin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, e drejtuesve që gjatë drejtimit të mjetit përdorin celularin, e drejtuesve që bëjnë parakalime të gabuara, duke u bërë burim akisdenti etj.

Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan, janë vendosur gjithsej 1 183 masa administrative, nga këto:
• 77 masa për shpejtësi tej normave të lejuara
• 89 për mospërdorim të rripit të sigurimit
• 123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
• 345 për parakalim të gabuar
• 549 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Elbasanit do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Njëkohësisht Policia Rugore falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i fton sërish për të denoncuar cdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 e Koimisariatin Dixhital, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanashëm.