Dita Botërore e luftës kundër kancerit/Rugorët e Tiranës, lule për pacientët e Onkologjikut

Dita Botërore e luftës kundër kancerit shënohet në 4 shkurt, dhe është themeluar nga Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar për Kancerin.

Në një ditë të rëndësishme si kjo, punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore i janë bashkuar ambienteve te Spitalit Onkologjik Tiranë, për të vizituar pacientët.

Në shenjë sensibilizimi, punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë dhuruar trëndafila për pacientët dhe stafin mjekësor.

Një falenderim special shkon dhe për bluzat e bardha, që me përkushtimin dhe shërbimin e papërtuar, janë në çdo moment me këta pacientë.

#QSUT#Faleminderit!