DVP Korçë – Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. G., 56 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 22.09.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 5 muaj burg për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.
———
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, të shtetasit A. Ç., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe pas kapjes së tij, ka kundërshtuar efektivët gjatë ushtrimit të detyrës për të kryer alkooltestin, ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.