Gjirokastër – Kapet dhe vihet në pranga 1 person i shpallur në kërkim

Dokumentohet ngjarja e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e veprimatisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, si rezultat i një pune të pandërprerë policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. B., 33 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ky shtetas ka ndihmuar më shumë se një herë shtetasen E. Xh. të kaloj kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër në Kakavijë.
Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore u procedua penalisht shtetaisa E. Xh., 33 vjeçe, banuese në Rrogozhinë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.