DVP Fier – Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Lushnjë/Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit shtetasit G. C., 44 vjeç dhe T. A., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. C., u gjet dhe u sekuestrua një aparat celular me të cilin dyshohet se të dy këta shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi S. C., 36 vjeç, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, është kapur nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis sativa.

Më datë 01.02.2022, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Rrogozhinë, se në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pas një konflikti të çastit, me pretendim për parakalim të gabuar të automjetit, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen”, e ka goditur me grushta dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip “Volkswagen”.
——–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin L. P., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
———-
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

•G. I., 47 vjeç, banues në Lushnjë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

•A. T., 43 vjeç, banues në Fier, pasi në afërsi të qafës së Koshovicës, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.