Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:

– E. N., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë një aparat celular në një qendër tregtare;

– A. D., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit në kërkim L. Sh., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në dyqanin e shtetasit L. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Ll., 49 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” dhe proceduan penalisht shtetasin A. D., 33 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi shtetasi L. Ll. ka vjedhur një biçikletë, të cilën më pas e ka blerë shtetasi A. D., dhe nuk e ka deklaruar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin I. D., 54 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grushte shtetasin Xh. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme