Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit D. T., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas në lagjen nr. 11, Korçë, dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh, në mjetin e shtetasit F. Q., të parkuar para banesës së tij.

Po nga strukturat e lartpërmendura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq dhe T. B., 35 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, pasi këta shtetas respektivisht në lagjen nr. 6, Korçë dhe në aksin rrugor Korçë-Porodinë, duke drejtuar mjetet tip “BMW” dhe “Benz” pa targë, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.