Falë bashkëpunimit me qytetarët u zhvillua dhe finalizua operacioni i koduar “PEZA”
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarak.
Në pranga 47-vjeçari që posedonte armët e municionin luftarak.
Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Peza”, i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit:
D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj, Njësia Administrative Pezë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.
Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.