Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin F. R., 63 vjeç, banues në Vlorë, sepse është konstatuar duke ndërtuar një kat shtesë në banesën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë u procedua penalisht për të njejtën vepër penale shtetasja G. N., 51 vjeçe, banuese në Dhërmi, Himarë, sepse është konstatuar se ka kryer ndërtime në pronën e saj në Dhërmi, Himarë, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, shtetasit F. D., 38 vjeç, N. H., 38 vjeç, E. Ç., 43 vjeç, I. B., 52 vjeç, banues në Delvinë, pasi janë konstatuar në qytetin e Delvinës, duke ushtruar aktivitetin në subjektet e tyre bar-kafe, të paregjistruara në organet tatimore dhe pa certifikata fiskale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.