Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Vihen në pranga 2 shtetas, një prej të cilëve i dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Gramoz Spahiu, 67 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 19.10.2020, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.