Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike

Drejtues i Lartë Dhimitraq Ziu ka lindur në vitin 1962, në qytetin e Beratit. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Gjatë periudhave 1990-1993 dhe 1995-1999, ai ka ka kryer dy ciklet e studimeve në Akademinë e Policisë.

Ai ka kryer detyra në struktura të ndryshme të Policisë, në disa qarqe të vendit.

Në muajin shkurt 2016 është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në muajin korrik 2021 është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në muajin tetor 2021 është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Në muajin tetor 2022 është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Në muajin tetor 2024 është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në muajin tetor 2025 është emëruar Drejtor i Departamentit për Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me gradën Drejtues i Lartë.

Gjatë ecurisë në karrierë, ka kryer trajnime dhe specializime të rëndësishme, brenda dhe jashtë vendit, zhvilluar nga organizma që kanë asistuar ndër vite në Policinë e Shtetit, si MAPE, ICITAP, ILEA, IOM etj.

Gjithashtu, ka kryer një sërë kursesh brenda dhe jashtë vendit, për krimin e organizuar, për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për sigurinë rrugore (në Republikën Ceke), për policimin në komunitet dhe për shërbimin online, qe i ofrohen qytetareve nëpërmjet Zyrave të Shërbimit për Qytetarët (në Suedi) etj.