DVP Berat – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit A.B., 40 vjeç, banues në Berat, pasi prej një viti perndjek dhe ushtron dhunë psikologjike ndaj ish bashkëjetueses së tij.
——————-
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasit E.B., 34 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Ish Markato”, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l.
———-
Më datë 14.12.2021 ka bërë kallëzim shtetasja G.M, pasi në datë 13.12.2021, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi A.M., 44 vjeç, banues në Kuçovë. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.