Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe kundërshtoi shërbimet e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihet në pranga 51-vjeçari.
Procedohen penalisht në gjendje të lirë dhe 3 shtetas të tjerë.
Nga specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Ç., 51 vjeç, banues në Dibër, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtur automjetin e tij në gjendje të dehur, në masën 0.89 mg/l., si dhe ka kundërshtuar me forcë shërbimet e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G.K ., 15 vjeç, D. K., 43 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në kantierin e nxjerrjes së mermerit në vendin e quajtur ‘Guri i Kuq’, Dibër.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F,GJ., banuese në Dibër, pasi është konstatuar duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.
Më datë 06.12.2021, gjatë orëve të natës, në fshatin Zenisht, Bashkia Mat, është dëmtuar kabina eletrike, ku persona të pa indentifikuar ,kanë rrëzuar në tokë transformatorin ,kanë çmontuar bobinat dhe vjedhur rreth 100 litra vaj. Po punohet intensivisht për indentifikimin dhe kapjen e autorëve .
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.