Fier – Vihen në pranga 3 shtetas

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi K. R., 47 vjeç, banues në Fier, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor gjatë kryerjes së detyrës.

Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit për shtetasin Hekuran Zykaj, 39 vjeç, banues në Peshtan Bregas, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 01.02.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Divjakë, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” në gjendje të dehur, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan për veprat penale”Fshehja e të ardhurave”, “Organizmi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin A. Ll., 45 vjeç, banues në Fier pasi dyshohet se në lokalin në administrim të tij, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.