Nga specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasit E. D., 18 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kapshticë, në tentativë për të kaluar drejt shtetit grek.
Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 30.08.2021 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.