Procedohen penalisht 3 shtetas për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve dhe 1 tjetër për prerje të paligjshme të pyjeve.
-Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasit:
R. L., 47 vjeç, banues në Tiranë;
P. H., 34 vjeç, banues në Divjakë;
A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, janë kapur nga shërbimet e Policisë me kamionët e tyre duke transportuar mallra për të cilat nuk dispononin faturë tatimore.
-Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Xh. B., 38 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme në pyllin e Semanit.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit M. K., 18 vjeç dhe D. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se kanë kërcënuar dhe bezdisur në telefon në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 14 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.