DVP Tiranë – Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Rumanisë, 29-vjeçari, i dënuar për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Fast Albania” si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Rumanisë, të shtetasit rumun Vasil (Marian) Manolache, 29 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Oradea/Rumani, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar duke e dënuar me 1 vit e 3 muaj për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” i Kodi Penal Rumun.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bukuresht, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.