Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano priti në një takim Ambasadorin Britanik në Shqipëri SH.T.Z. Alastair King-Smith.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes palëve, si edhe mbështetja e dhënë nga agjencitë ligjzbatuese britanike, për struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale e logjistike.
Njëherazi u evidentuan edhe fushat ku ky bashkëpunim mund të thellohet në të ardhmen, në kuadër të luftës së përbashkët kundër krimit dhe forcimit të sigurisë publike.
Ambasadori Britanik dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit përcollën gjithashtu urimet për emërimet respektive në detyrë dhe përballimin me sukses të sfidave në kuadër të përmbushjes së detyrave, pasi edhe Ambasadori Britanik është emëruar para pak kohësh në këtë detyrë.