Himarë/Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë një 36-vjeçar.
Në pranga dhe 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi V. T., 36 vjeç, banues në Qeparo.
Shtetasi V. T, është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Pilurit”, duke transportuar me automjet, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
– – – – –
Sarandë/Goditet një rast i mitdhënies.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funkisone publike”, i shtetasit S. Xh., 53 vjeç, banues në Greqi.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Komisariarit të Policisë Sarandë, pasi ishte duke drejtuar automjetin në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 5.000 lekë.
– – – – –
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. H., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-K. M., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.