Sarandë/Informacione paraprake

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
– – – – –

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte e vetme, shtetasja M. C., rreth 80 vjeç, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.