DVP Berat
Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore.
Arrestohet një shtetas i cili po transportonte pllaka guri dekorative.
Procedohet një shtetas tjetër, pasi po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Në vijim të kontrollit të ushtruar për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë arrestuar shtetasin Sh.Q., 52 vjeç, banues në Poliçan, pasi u konstatua, me një mjet tip “Kamion”, të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.
Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin S.D., 55 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan, pasi u konstatua nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjet, lëndë drusore, pa leje përkatëse.
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
—————–
Kuçovë/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.