Lezhë – Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas

Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kallmet, Lezhë, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Gj. K., 54 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tij, në fshatin Kallmet, Lezhë.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 59 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në një rrugë dytësore në Mirditë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja në këtë mjet, shtetasja B. D., 55 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.