Sekuestrohet rreth 25.6 gramë cannabis sativa, e gatshme për shpërndarje dhe 2 aparate celularë.
Në pranga 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotëve pranë D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Posaçëm “Shqiponja” pranë D.V.P, pas informacioneve të mara në rrugë operative, u bë e mundur goditja e një rasti të tregtimit të lëndës narkotike kanabis në afërsi të një lokali në kryeqytet dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E. L., 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Shërbimet e policies, në rrugën “Medar Shtylla”, në afërsi të një lokali, gjatë kontrollit fizik shtetasit E. L., i gjetën rreth 11 qese lëndë narkotike kanabis e ndarë në sasi të vogla, e gatshme për tu shitur, si dhe dy aparate celularë që përdoreshin për të siguruar klientelë.
Kontrolli më tej ka vijuar dhe në banesën e këtij shtetasi, ku në një tub plastik në hyrje të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej rreth 5.8 gr lëndë narkotike kanabis, ndërsa në përfundim të veprimeve sasia e lëndës narkotike rezultoi 25.6 gramë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasit E. L.