Durrës
Vihen në prangat e Policisë 2 drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
H. M., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
P. Ç., 43 vjeç, banues në Krujë, si dhe u procedua penalisht shtetasi P. D., 59 vjeç, pasi në Krujë, shtetasi P. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. Ç., i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi P. Ç., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Informacione parapake
Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.
Më datë 14.09.2021, rreth orës 04:20, në Bizë, Durrës, ka rënë zjarr në një magazinë me bimë medicinale në pronësi të shtetasit S. P. Punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Më datë 14.09.2021, rreth orës 08:30, në Nikël, Krujë, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin L. C., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.