Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprat penale “Vjedhja”, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre “.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në kuadër të procedimit penal të vitit 2018, ndjekur me metoda speciale të hetimit për disa muaj, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “PROSIA E FUNDIT”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. Gj., 50 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Durrës, me detyrë shofer pranë Drejtorisë UKD sh.a., Durrës, sepse me automjetin e kësaj ndërmarrjeje shpërndante ujë për subjekte dhe persona të interesuar kundrejt pagesës.
-S. P., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, sepse ky shtetas vidhte ujë në tubacionin e UKD sh.a., Durrës, duke e tregtuar në subjekte dhe persona të interesuar.
Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për vënien para përgjegjësisë të personave të tjerë të implikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit A. Gj., për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”, si dhe në ngarkim të shtetasit S. P., për veprën penale “Vjedhja”.