Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 25 Korrik 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Lushnjë – Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Lushnjës vë në pranga një shtetas pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë Cannabis Sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ardenicë, Njësia Administrative Kolonjë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin A.K, 20 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnjë. Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Përmet – Vijon kontrolli i territorit  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Evdientohen dhe asgjësohen fidanë Cannabis Sattiva. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet  u arrestuan në flagrancë shtetasit N.Sh., 22 vjeç, M.Sh., 32 vjeç, Xh.M., 22 vjeç, E.M., 18 vjeç, të gjithë banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njeri tjetrin kishin kultivuar 76 fidanë kannabis në vendin e quajtur “Përroi i Alipostivanit”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Durrës – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, 1 për për armëmbajtje pa leje dhe 1 për plagosje të rëndë me dashje. Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës janë kapur dhe ndaluar shtetasit T. (F).M., 30 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës, sepse më 27.04.2019, ky shtetas i është larguar Patrullës së Policisë Fier dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonte, Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “TT”, e cila i përkiste këtij shtetasi. Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më  datë 24.06.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Gjithashtu u ndalua shtetasi I.H.,46 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës, sepse më datë 07.09.2017, në tregun industrial, Durrës është konfliktuar me shtetasin A.Ll., të cilin e ka goditur me thikë dhe më datë 12.09.2017 ai ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra. Shtetasin I. H. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.03.2019, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Korçë – Kundërshtojnë me dhunë oficerët e Policisë Gjyqësore, arrestohen në flagrancë nga Policia dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A.J, 22 vjeç dhe R.J, 49 vjeç, (at e bir) banues në fshatin Voskop. Arrestimi i tyre u bë pasi, mbrëmjen e djeshme këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, dy oficerë të Policisë Gjyqësore, në ambjentet e Komisariatit ku shtetasi A.J, ndodhej i shoqëruar si i dyshuar për kryerjen e një vepre penale. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme

 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 99 shtetas, konkretisht: 19 janë arrestuar, 3 janë ndalur dhe 77 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 3 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, 2 në Durrës dhe 1 në Fier.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 3 në qarkun Shkodër, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Korçë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në Berat, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në Fier, ku autori është arrestuar në flagrancë; 2 në Vlorë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Berat; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Vlorë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Elbasa, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 në Elbasan , ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe  janë plotësuar 8 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 7 në Elbasan, 1 në Vlorë, 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizmi i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të “Pushtim toke”, 6 në Shkodër dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 12 raste aksidentesh, me 24 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Dibër.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.