Shëngjin, Lezhë – Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 1 grup FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shengjin, IKMT, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Shengjin, Lezhë.

Gjatë vijës bregdetare të shetitorës “Willson” Shengjin, janë verifikuar 36 subjekte ,të cilat ishin pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje.

Operacioni vijon pa probleme.