Përfaqësim dinjitoz i një drejtuesi Policie, në Kampionatin Kombëtar të Gjysmë Maratonës.
Drejtues Dashamir Çali, zuri vendin e parë në kategorinë “Veteranë”, në Kampinontin Kombëtar të Gjysmë Maratonës, të Certifikuar nga Federata e Atletikës në Shqipëri.
Dashamir Çali, u rendit në vendin e parë, në gjysmë maratonën ku morën pjesë forcat e Ushtrisë, NATO-s dhe Policisë së Shtetit.
Ky është një rezultat tjetër që i shtohet vendeve të para dhe të nderit të maratonave kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara gjatë këtij viti, në Zagreb, Jagodinë, Athinë, Selanik, Prishtinë dhe Pragë.
Medalja e fituar me meritë nuk i përket vetëm Dashamir Çalit, por i përket edhe Policisë së Shtetit.
Pjesëmarrja në veprimtari të tilla kur finalizohet edhe me çmim, ka vlerë të dyfishtë.
Faleminderit Dashamir Çali. @ Policia e Shtetit