Shpejtësia e tepruar dhe parakalimet e gabuara nuk të çojnë të sigurtë në destinacion

Tiranë

Sezoni turistik karakterizohet nga një trafik i rënduar, kryesisht në rrugët lidhëse me zonat bregdetare dhe për rrjedhojë edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtues mjetesh që nxitojnë dhe sfidojnë rregullin, pa menduar pasojat e rrezikshme për vete dhe të tjerët, janë më të shumta.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me rregullat e qarkullimit, por edhe shmangien e kontrolleve rutinë dhe jo efikase gjatë sezonit turistik, rrugorët e kryeqytetit monitorojnë dhe patrullojnë rrugët dhe segmentet problematike me agjentë civilë dhe jo vetëm, duke u fokusuar vetëm tek ata përdorues rruge që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke dokumentuar shkeljet e tyre me mjetet speciale që Policia Rrugore ka në përdorim.

#👮🏻ManifestoDurimNëDrejtim📸#