Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, falë reagimit të shpejtë dhe profesional vunë në praga dy autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë të 29 vjeçarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 1, pas kallzimit të marrë nga shtetasi M.M, se dy persona i kishin hyrë në banesë dhe nëpërmjet dhunës i kishin marrë orën dhe celularin, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta dhe në bazë të infoiramcioneve të marra në rrugë operative brenda një kohe të shkurtër u bë e mundir identifikimi, kapja dhe arrstimi i autorëve të dyshuar, konkretisht:
• K.A., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
• XH.F., 28 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që këta shtetas i kishin marrë me dhunë shtetasit M.M
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, në ngarkim të K. A dhe XH. F