Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia e Shtetit – Vijojnë operacionet ndërkombëtare për goditjen e veprimtarisë kriminale. Policia e Shtetit pjesëmarrëse në operacionin ndërkombëtar të koduar “Viribus”. Mbajtja e sportit të sigurt dhe të drejtë: 3.8 milionë substanca dopingu dhe ilaçe të rreme të konfiskuara në mbarë botën. Gjatë operacionit u goditën 17 grupe të krimit të organizuar të përfshirë në trafikimin e ilaçeve të falsifikuara dhe materialit të dopingut. Në operacionin e koordinuar Europol – Viribus për një goditje masive në trafikimin e materialeve doping dhe ilaçeve të falsifikuara, morën pjesë 33 vende, Interpol, Qendra e Përbashkët e Hulumtimeve (JRC), Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Agjencia Botërore Anti-Doping (ËADA). Mbyllja e laboratorëve nëntokësorë ishte një nga objektivat kryesore të operacionit: 9 u zbuluan dhe u mbyllën në vendet evropiane dhe pothuajse 24 ton pluhur steroid i papërpunuar u konfiskua. Operacioni Viribus u përqendrua gjithashtu në kontrolle dopingu gjatë ngjarjeve sportive, ku në disa prej vendeve pjesëmarrëse janë kryer 1.357 kontrolle (teste të gjakut dhe urinës). Gjatë operacionit u goditën 17 grupe të organizuara, u arrestuan 234 të dyshuar, si dhe u sekuestruan: 3,8 milionë ilaçe dopingu të ndaluar dhe ilaçe të falsifikuara (konfiskimet përfshinin substanca dopingu, shtesa ushqimore, ilaçe dhe sporte dhe shtesa ushqimore), 9 laboratorë nëntokësorë të ndërprerë, pothuajse 1000 individë raportuan për prodhimin, tregtimin ose përdorimin e substancave doping. Në Shqipëri nga specialistët e antigrogës u sekuestruan 175 kg mrofinë, ketaminë, ekstazi, metadon etj. Europol shpërndau pesë ekspertë dhe zyra mobile në Hungari dhe Spanjë për të kontrolluar në kohë reale të dhënat e mbledhura gjatë rrjedhës së operacionit dhe për të siguruar mbështetje ligjore. Ekspertët nga Koalicioni i Koordinuar i Krimit të Pronësisë intelektuale të Europol (IPC3), financuar nga Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian (EUIPO), gjithashtu mbështetën aktivitetet përmes raporteve të inteligjencës me burim të hapur në faqet e internetit dhe llogarive të trafikimit të materialeve doping. Industria farmaceutike bashkëpunoi duke siguruar inteligjencë nëpërmjet Institutit të Sigurisë Farmaceutike (PSI).
Kamëz, Tiranë – Kundërshtuan me dhunë patrullën e Policisë të Komisariatit Nr. 5 dhe u larguan, por bien në pranga pas disa ditë kërkimesh nga Policia. Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Pas një pune operative policore të strukturave të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë, u bë e mundur gjetja e vendndodhjes së personave të shpallur në kërkim policor. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bënë ndalimin e shtetasve E. K., 24 vjeç, banues në Kamëz, F. T., 23 vjeç, banues në Kamëz, A. H., 29 vjeç, banues në Kamëz. Këta persona ishin shpallur në kërkim, sepse në datën 05.07.2019, rreth orës 01.30 të mëngjesit ka ardhur një telefonatë për zhurmë në një lokal. Menjëherë ka shkuar aty Patrulla e Përgjithshme e Policisë, për të mbyllur lokalin. Shtetasit e lartpërmendur që ndodheshin brenda, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, për t’i penguar në kryerjen e detyrës. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Kamëz, Tiranë – Vijon të rritet besimi i qytetarëve te Policia. Dhjetra denoncime çdo ditë nga qyetarët për paligjshmëri në fusha të ndryshme. Denoncimi në Komisariatin Dixhital, çon në pranga një shtetas që mbante armë zjarri me vete. Në Komisariatin Dixhital ka ardhur një denoncim se në rrugën e “Arbërit”, lagjja nr. 1 Bathore, në ambjentet e një lokali një shtetas kishte armë zjarri në brez. Falë reagimit të menjëhershëm të Shërbimeve të Policisë të Komisariatit nr.5, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M.N., 45 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Valias Kamëz, Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, në ambjentin e lokalit, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë. Nga kontrolli në banesë ju gjetën dhe 17 fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet do referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Vlorë – Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Vlorës asgjëson disa bimë narkotike dhe vë në pranga kultivuesit e tyre. Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Mekat, Njësia Administrative Shushicë. Në vijim të veprimeve, janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.M., 59 vjeç dhe B.B., 58 vjeç, banues në fshatin Mekat. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, konkretisht: 24 janë arrestuar në flagrancë, 8 janë ndalur, 53 po procedohen në gjendje të lire dhe 5 janë shpallur në kërkim.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 1 rast i “Kanosja”, në qarkun Berat, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 6 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 3 në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, 2 në Vlorë, me 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 6 raste “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në qarkun Tiranë, 1 në Berat, 1 në Vlorë, 1 në Dibër, me 8 autorë që po procedohen në gjendje të lire; 1 rast i “Vrasja me dashje”, në qarkun Korçë, ku autori i dyshuar e vetëvra paraditen e sotme.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 10 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe 8 të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 2 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 15 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ku 7 janë ndalur dhe 8 po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 9 raste aksidentesh, me 17 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.
Është evidentuar 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në qarkun Berat, i cili është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 5 në Elbasan, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lezhë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.