Tiranë – Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara nga qytetarët se një shtetas posedonte në banesën e tij dhe në automjetin me të cilin qarkullonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi I. M., 34 vjeç, banues në Vorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike resinë (nënprodukt i kanabisit), një peshore elektronike, një shumë parash dhe një aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. S., 31 vjeç, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin e datës 16.03.2021, për ndalim, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin në kërkim K. M., 24 vjeç, pasi Gjykata e Shkalles së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Plagosja e lehte me dashje” kryer në bashkëpunim.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 41 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, administratorin e pallatit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P. J., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.78 mg/l ;

E. D., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
—–
•Më datë 18.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E. E., 22 vjeç dhe H. H., 18 vjeç, sepse më datë 17.03.2021, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta.

•Më datë 18.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim M. Sh., 54 vjeç, pasi në fshatin Domje, në Vorë, për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës shtetasin H. Ç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.