Vlorë – Policia ka vënë në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Policia ka vënë në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan shtetasin L. S., 47 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nipit të tij, për motive të dobëta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtues mjetesh:

•Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

•Shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Kocul, Selenicë, pasi është konstatuar nga shërbimet në aksin rrugor Vlorë-Vllahinë, duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.