Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Dhrovjani”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacionit “Dhrovjani” të finalizuar ditën e djeshme, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e të atit të tij të shpallur në kërkim, shtetasi J. T., pronari i banesës në fshatin Dhrovjan, Finiq, ku u gjetën dhe u sekuestruan 10 armë zjarri dhe municion luftarak.
—-
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. P., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.12.2018, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.