Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe ndalohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ” Shqiponja”, në DVP Elbasan, kapën dhe ndaluan shtetasin:
Xh. M., 27 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.
Ky shtetas, në datën 10.01.2021, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. M., 33 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë (thikë).
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.