Sekuestrohen 167 doza me lëndë narkotike heroinë.
Kapet dhe arrestohet një 27-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
I arrestuari edhe autor i dy vjedhjeve të automjeteve në Qarkun e Tiranës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të automjeteve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, goditën një tjetër rast të paligjshmërisë në fushën e shpërndarjes së drogave të forta dhe të vjedhjes së automjeteve si rezultat e të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
M.Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Përrenjas.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas me datë 11.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit B.R, si dhe me datë 30.10.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit R.Sh.
Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qera nga ky shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 167 doza me lëndë narkotike të llojit heroinë.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar ky shtetas.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.