Në vijim të kontrolleve parandaluese policore, ndër të tjera, rrugorët e kryeqytetit kanë konstatuar dhe arrestuar një drejtues mjeti, për korrupsion aktiv.
Në funksion të kontrolleve policore, në rrugën “Isuf Elezi” është ndaluar drejtuesi i një automjeti, pasi po udhëtonte në mënyrë të çrregullt. Nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi E. B. po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.10 mg/l testi i parë dhe 0.91 mg/l testi i dytë.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore një kartëmonedhe me prerje 10 euro, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e kryer.
Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 43 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.