Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Kapet dhe ndalohet një 34-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, specialistët e Seksionit Ekonomiko-Financiar bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim N. M., banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, u godit një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas në rrugën ““Kahreman Ylli”, ku gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit heroinë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. L., 36 vjeç, pasi në rrugën “Endri Keko”, duke drejtuar mjetin motorin pa lejen përkatëse ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është vetëdëmtuar, jashtë rrezikut për jetën; Gj. A., 43 vjeç dhe I. S., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Tiranë – Më datë 01.12.2020, ora 23:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, në banesë, shtetasi R. Sh., 57 vjeç, në gjendje depresive është vetëdëmtuar duke prerë damarët e duarve me mjet prerës. Ky shtetas ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”. Bie në prangat e Policisë 1 drejtues mjeti. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Rr., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale R. V., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Mirditë, Lezhë – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Diga”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Mirditë. Sekuestrohen 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një armë zjarri dhe municion luftarak. Vihet në pranga 26-vjeçari, poseduesi i tyre. Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Diga”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qafë Mollë, Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri automatik dhe 42 fishekë. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 48 shtetas, konkretisht: 20 janë arrestuar, 2 janë ndaluar dhe 26 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 1 raste i “Kanosja”; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, në Lezhë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 rast i “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në Lezhë, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Durrës ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste: 1 në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë, 1 në Elbasan, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, në Shkodër, ku autori po procedohet ën gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të ndërtimit pa leje, 1 në Berat dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të armëmbajtjes pa leje, 1 në Lezhë deh 1 në Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Braktisja ë të miturit”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar i “Largimi të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë evidentuar dhe arrestuar 6 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Shkodër dhe 1 në Dibër.
Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin mjete pa leje drejtimi, 2 në Tiranë, 2 në Durrës, 2 në Elbasan dhe 1 në Fier.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.