Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuron Policisë së Shtetit, 1900 kopje të një fjalorthi me shprehje policore.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështeti publikimin dhe dizenjimin e një fjalorthi me shprehje policore shqip-anglisht, i përgatitur nga Akademia e Sigurisë, në mbështetje të aktiviteteve ligjzbatuese të Policisë së Shtetit.
1900 kopje të këtij fjalorthi iu dhuruan këtë javë, Policisë së Shtetit dhe Akademisë së Sigurisë.
Fjalorthët i janë dorëzuar zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, i cili falënderoi përfaqësuesen e zyrës së prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për mbështetjen e vazhdueshme që po i jepet Policisë së Shtetit dhe theksoi se këto fjalorthë do të ndihmojnë forcat policore në komunikimin me shtetasit e huaj, për një performancë sa më të mirë dhe kryerjen e detyrës në mënyrë profesionale.