Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, kanabis, një shumë parash dhe 3 aparate celular.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara se në Yzberisht, një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë, menjëherë ka organizuar punën për të bërë të mundur dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal. Mbi bazën e këtyre informacione janë organizuar shërbimet, të cilët konstatuar shtetasin A. Z. duke i shitur lëndë narkotike shtetasit S. Z. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit A. Z. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një sasi me lëndë narkotike kanabis, 3 aparate celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, ndërsa shtetasit S. Z., gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së telefonave të shtetasit A. Z. është konstatuar se në njërin prej tyre ai zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të vënies së basteve online. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasit S. Z., 27 vjeç, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe shtetasi A. Z., 31 vjeç, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim” dhe ”Organizimi i lotarive të palejuara”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. D., 26 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, ka vjedhur një shumë parash dhe disa produkte në dyqanin në pronësi të shtetasit B. K.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 29 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase,duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie.
•Më datë 25.11.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen B. K., 32 vjeçe, pasi në rrugën “Hasan Alla“, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, motorin me drejtues shtetasin J. D., i cili është dërguar në spital nga vetë drejtuesja e mjetit, e cila më pas është larguar. Punohet për kapjen e drejtueses së mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
•Më datë 25.11.2020 shtetasi E. T., 34 vjeç, kallëzon se në rrugën “Jordan Misja”, është aksidentuar nga mjeti tip “Opel Vectra” me drejtues ende të paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi E. T., pas marrjes së mjekimit në spital, u largua për në banesë. U bë shpallja në kërkim e mjetit dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.