DVP Tiranë – Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. M., 26 vjeç dhe M. Gj., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, bazuar në informacionet e marra se në një bar-bilardo kryhej aktiviteti i kundërligjshëm kriminal në fushën e shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimi i lojërave të palejuara, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti. Si rezultat, gjatë kontrollit të bar-bilardos në pronësi të shtetasit E. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 37 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një sasi lënde e dyshuar kanabis, një valixhe metalike me fisha (çipsa), 2 aparate celular dhe disa qese plastike që shërbenin për ambalazhimin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi F. C., 20 vjeç, pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi M. Gj., i cili ishte i pranishëm në bar-bilardo. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. C., 26 vjeç, pasi më datë 21.11.2020, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit Xh. S. dhe më pas e ka shitur në një servis. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital). Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. H., 23 vjeç, pasi në rrugën dytësore Golem-Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.97 mg/l, ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, mjetin motor me drejtues R. S., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë; R. K., 29 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar mjetin motor në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident, duke u vetëdëmtuar. Ky shtetas ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Vlorë – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistet për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin H. T., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza të vogla. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. R., 40 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Më datë 20.11.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat dhe punohet për kapjen e shtetasit I. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Zall-Gjoçaj, Mat, ka djegur pjesërisht kabinat e dy ekskavatorëve në pronësi të një firme që po kryen punime për ndërtimin e një hidrocentrali. Vepra penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Ndërkohë, gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 175 shtetas, nga këta: 42 janë të arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 129 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste, në të gjithë territorin, me 11 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 14 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 28 raste, konkretisht: 11 raste të “Kanosja”, 8 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 9 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 13 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 6 autor të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 19 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 11 raste, 1 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 11 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, me dy autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 rast i “Pushtim toke”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 12 raste dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të shkatërrimit të pronës, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i monedhave”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja me shumë”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 13 raste aksidentesh, me 4 viktima dhe 12 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 10 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.