Forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•S.G., 21 vjeç, pasi në rrugën “Arben Broci”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.
•D.Gj., 25 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.S., 38 vjeç, pasi me datë 19.11.2020, në anë të mashtrimit ka vjedhur motorrin e shtetasit K.R. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në komisariat.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
A.A., 36 vjeç dhe M.P., 54 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.