Vlorë – Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes vihet në pranga 58-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 58 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 20.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Dhunë në familje”.