Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan.
—–
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
N.R., 38 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se i ka dhënë shtetasit A.G., ( i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë), një kartmonedhë të prerjes 2.000 lekëshe e dyshuar si e falsifikuar dhe ky shtetas ka shkuar në market për të blerë dhe gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit N.R., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 doza kanabis dhe 1 dozë kokainë.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.