Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 20-vjeçari.
Sekuestrohen dy armë zjarri dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
L. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe një krehër me 21 fishekë.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.