Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet me sukses operacioni “Pure drugs”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen rreth 1 kg lëndë narkotike kokainë dhe municion luftarak. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Pure drugs”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, banues në Durrës. Gjatë operacionit, në bazë të informacioneve të siguruara se këta shtetas po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në një lokal në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, këta tre shtetas duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një krehër dhe 33 fishekë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve A. G., A. N., F. D. dhe sekuestrimi i lëndës narkotike dhe fishekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” kryer në bashkëpunim.
DVP Durrës – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Ndalohet një person i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin K. S., 49 vjeç, banues në Gramëz, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasin J. B., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, në ambientet e DVP Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht shtetasin K. R., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë në dyqanin e tij u konstatua se tregtonte paketa cigaresh të markave të ndryshme, pa pullë fiskale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Mallakastër – Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit M. B., 41 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Messina, Itali, në korrik 2019, i ka vendosur urdhër-arresti për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë – Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Arrestohen në flagrancë edhe 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Seksionit të Kërkimit në Drejtorinë Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë kapur dhe ndalur shtetasin M. Z., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan disa letra bixhozi dhe çipsa pokeri. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. P., 45 vjeç, E. Sh., 41 vjeç dhe E. K., 37 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; Ç. V., 27 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motor pa lejen përkatëse; S. H., 51 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dëmtuar rrethimin e jashtëm të një banese, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të bërë testin e alkoolit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 58 shtetas, konkretisht: 14 janë arrestuar, 3 janë ndaluar dhe 41 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 10 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 1 raste i “Kanosja”, në Durrës; 3 raste të “Plagosja e rënde me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 2 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Mashtrimi”, 1 në Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Vlorë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i monedhave” dhe 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 7 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.