Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Operacioni i koduar “Takimi”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Vihet në pranga, për shfrytëzim prostitucioni dhe për përshtatje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni, menaxheri i një qendre masazhi. Procedohen penalisht dhe 4 shtetase, për veprën penale “Prostitucioni”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Takimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. H., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Goditet një tjetër rast në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Vihet në pranga, për shfrytëzim prostitucioni dhe për përshtatje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni, menaxheri i një qendre masazhi. Procedohen penalisht dhe 4 shtetase, për veprën penale “Prostitucioni”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. H., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit, kryesisht në zonën e plazhit. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhje të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasin K. M.,17 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Proceduan penalisht në gjendje të lirë (për shkak të moshës), shtetasit A. D., 18 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale”Vjedhja” dhe O. M., 16 vjeç. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. N., 21 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Pas veprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në banesat e disa shtetasve, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku kanë vjedhur orendi të ndryshme shtëpiake. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur në ambientet e dy shkollave në lagjen nr. 13, Durrës dhe një banke, sende dhe materiale të ndryshme, në mënyrë të përsëritur. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende dhe materiale të ndryshme të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon puna për gjetjen e provave të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin J. H., 26 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 12, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur, në masën 1.28 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Kukës – Tentoi të vriste me mjet të mprehtë thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 40 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë. Në autostradën Milot-Morinë, shtetasi S. B. ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe për shkak se shtetasi I. R. e ka penguar për të bërë manovrën e parakalimit, të dy kanë ndaluar mjetet te trau dhe pas konfliktit të çastit, shtetasi I. R. ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë thikë shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lenë të plagosur. Shtetasi S. B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u procedua në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasit I. R., për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe në ngarkim të shtetasit S. B., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Gjirokastër – Dispononte lëndë narkotike të llojit kokainë në automjetin e tij, vihet në pranga 27-vjeçari. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 27 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, gjatë kontrollit që ushtruan shërbimet e Policisë në automjetin e tij, gjetën 5. 5 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu, nga kontrolli i kryer në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Elbasan – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin S. Th., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, gjatë kontrollit nga Policia iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale veshje të ndryshme, të cilat dyshohen se janë futur kontrabandë nga Greqia. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
Berat/Skrapar – Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 54 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi S. D., 17 vjeç, banues në Berat. Këta shtetas, pasi janë ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore, nuk i kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por i kanë kundërshtuar ata me dhunë. Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. N., 31 vjeç banues në Çorovodë dhe F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit Publik, për shkak të detyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, kryer në bashkëpunim.
Tiranë – Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 49-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Ndalohet dhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën “Shemsi Haka” u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Dritan Beti, 49 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Fation Bushgjokaj, 29 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 23 ditë burgim. Ky shtetas, gjatë tentativës për t’iu larguar shërbimeve të Policisë me mjetin e tij, ka dëmtuar një mjet të ndaluar dhe portën e jashtme të një banese në afërsi të rrugës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Vlorë – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim, autorë të dyshuar për vjedhje të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë̈ Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”: R. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për prodhim e shitje narkotikësh dhe Xh. A.(K), 24 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi R. B. ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 23.10.2020, ka vjedhur çantën e një shtetaseje, ku kishte një aparat celular dhe një shumë parash. Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera: më datë 26.10.2020 ka vjedhur çantën e një shtetaseje, ku kishte një aparat celular, sende personale dhe një shumë parash; më datë 09.10.2020, ka vjedhur disa artikuj ushqimorë në oborrin e një banese. Shtetasi Xh. A.(K.) ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 31.10.2020, ka tentuar të vjedhë në një lokal. Gjithashtu, nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autori i ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2020, në lokalin e një shtetasi, ku ka vjedhur një shumë parash, një televizor dhe pije të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtuesi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prezantohej si punonjëse policie dhe mashtronte shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma monetare, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, dokumente të ndryshme, një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa pronarë dyqanesh për një shtetase që merrte produkte të ndryshme dhe nuk bënte pagesën, me pretendimin se ishte punonjëse policie ose funksionare në institucione të ndryshme shtetërore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi ”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja E. L., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase, duke u prezantuar si punonjëse policie apo me funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Vlorë – Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, shtetasit S. J., 25 vjeç, banues në Sarandë dhe K. H., 32 vjeç, banues në Finiq, Delvinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e markës “BMË”, me drejtues shtetasin S. J. dhe pasagjer shtetasin K. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 2 kg sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin L. H., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 4, Sarandë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. P., 33 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë ndaluar shtetasin R. Z., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, pasi më datë 06.11.2020, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dyshohet se ka djegur gomat e një automjeti. Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit S. R., 31 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve, në banesën e tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi. Finalizohet nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Kredia-4”. Ndalohet 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi, zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kredia-4”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit H. L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A. ( nuk jepen të dhëna tjera për arsye hetimi). Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara. Punohet për kapjen e shtetasit L. A. dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve.”
Tiranë – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, procedohet 1 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen doza me kanabis dhe një armë e ftohtë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin M. K., 58 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin D. Z. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë). Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur me iniciale R. L., 17 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Q., 23 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se janë autorë të 4 ngjarjeve, konkretisht: në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vjedhur 2 biçikleta të shtetasit M. B; më datë 10.11.2020, kanë vjedhur një shumë parash në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”; më datë 08.11.2020 kanë vjedhur një biçikletë dhe më datë 28.10.2020 kanë vjedhur në një kioskë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. K., 30 vjeç dhe A. K., 28 vjeç (vëllezër), pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l.
Velipojë/Shkodër – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, falë reagimit të shpejtë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. F., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbrëmjen e datës 10.11.2020, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një banesë të përbashkët në fshatin Pulaj, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, ka plagosur me thikë në fytyrë, kushëririn e tij, shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe. Shtetasi A. P., pasi mori mjekim në spital është larguar në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta (thika). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 87 shtetas, konkretisht: 18 janë arrestuar, 9 janë ndaluar dhe 60 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 8 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Vlorë; 2 raste të “Plagosja e rënde me dashje”, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, në Kukës, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë, 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 9 raste të ndërtimit pa leje, 3 në Tiranë, 1 në Berat dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Prostitucioni”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armeve të ftohta, në Tiran, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, 1 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 2 në Berat, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetet ne gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Fier dhe 1 në Kukës.
Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Fier.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.