Tiranë – Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, një 30-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, një 30-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Sh., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. D., 36 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Kavajë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Drejtim mjeti në menyrë të parregullt”, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.