Vlorë – Nxënësit, punonjësit e Policisë dhe përfaqësuesit e shëndetësisë, të angazhuar për sensibilizimin e qytetarëve, për vendosjen e maskave mbrojtëse

Nxënësit, punonjësit e Policisë dhe përfaqësuesit e shëndetësisë, të angazhuar për sensibilizimin e qytetarëve, për vendosjen e maskave mbrojtëse.

Gjatë paradites së sotme, nxënësit e Shkollës Tregtare Vlorë, në bashkëpunim me punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Vlorë, kanë zhvilluar një aktivitetet sensibilizues, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e masave që kanë si synim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nxënësit kanë shpërndarë broshura me informacion për COVID-19, për qytetarët dhe i kanë këshilluar ata për zbatimin e masave mbrojtëse, të mbajnë distancën fizike, të ruajnë higjienën personale dhe të vendosin maskat mbrojtëse, sepse kështu mund të ulin në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t’u infektuar.

#mbrovetendhetëtjerët
#vendosemaskën